LajmeSport

Hajdutët vjedhin shëpinë e Icardit, marrin gjësende me vlerë prej 400 mijë euro

Futbollistit të Paris Saint Germain, Mauro Icardi, i ka ndodhur një gjë e pazakontë natën e mbrëmshme ku shtëpia e tij u vodh nga hajdutët.

Mauro Icardi pati dy zhgënjime ditën e djeshme, në njërën anë sepse PSG humbi ndeshjen ndaj Lorient me rikthim, ndërsa në anën tjetër shtëpia e tij u vodh nga persona të pa identifikuar, transmeton lajmi.net.

Sipas “L’Equipe, hajdutët kishin vjedhur sende me vlerë rreth 400 mijë euro në shtëpinë e argjentinasit në Paris.
Personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar dhe janë në arrati. Icardi është duke përjetuar formë të mirë që nga emërimi si trajner i Maurizio Pochettinos dhe është shëndrruar në një titullar.

Sipas artikullit, Icardi nuk është futbollisti i parë që po i ndodh kjo gjë, më parë ishin vjedhur shtëpitë e Sergio Ricos dhe Chupo Moting.

Related Articles

Back to top button
Close
Close