KulturëLajme

Rrëfimi i Lirisë, nuses që regjistroi fakultetin pas lindjes veç pse vjehrra e donte nusen e shkolluar

Një raport i parë rrallë, por shumë i mirëpritur, është raporti mes zonjës Xhemile Aliu dhe nuses së saj, Lirie Aliut. Të dyja këto – nuse e vjehërr, kanë qenë të ftuara këtë javë në emisionin “Alarm” në ATV, ku ka kanë folur rreth raporteve të mira që kanë mes vete.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin plot emocion e motiv të znj. Aliu:

E lumtur që i është dhënë mundësia te ketë një nuse si Lirien, znj. Xhemile tregon me shumë krenari se tashmë ajo kujdes për nipat e saj, veç që reja e saj të përfundojë studimet master.

Por jeta nuk është treguar kaq bujare edhe me vet zonjën Xhemile, kjo e fundit tregon se gjithnjë ka pasur dëshirë të shkollohej, por që në kohën kur ka lindur një gjë e tillë ka qenë e pamundur shkaku i mentalitet që mbizotëronte te burrat atë botë.

“Më ka mbetur merak që s’e kam kry shkollën, e kam pa veten si mjeke ose mësuese,” – tregon ajo.

Pavarësisht kësaj ajo sot shprehet e lumtur që në pamundësi për t’u shkolluar vet, po i jep lirinë nuses që ta bëjë një gjë të tillë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close