SportTopLajm

Ronaldo sërish pozitiv, vetëm mrekullia e kthen në fushë kundër Messit

Nga Portugalia, në veçanti nga “Correio da Manhà”, që konsiderohet një medie e besueshme, Cristiano Ronaldo ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19. Tamponi, i kryer dje nga sulmuesi i Juventusit, fatkeqësisht nuk ka dhënë përgjigjen që të gjithë dëshironin. Prania e “yllit” portugezit kundër Barcelonës së Messit, më 28 tetor, mbetet në “fije të perit”, megjithëse rregullat e UEFA-s lënë  ende vend për shpresë.

Sipas pikës 7.7 të rregullores “Kthimi në lojë”, i hartuar për rinisjen e futbollit pas bllokimit të muajve të fundit, është e nevojshme të dërgohet dokumentacioni i plotë të rikuperimit të paktën një javë para ndeshjes që do të luhet.

Sidoqoftë, interpretimi i rregullit nuk është ende plotësisht i qartë. Mjafton të shikosh rastin e Bastonit, i cili u shpall negativ të premten, më 16 tetor, dhe zbriti në fushë me Interin, përballë Gladbachut, pesë ditë pas daljes së rezultatit negativ (dhe jo një javë më vonë).

Ka nga ata që mendojnë se mjafton të jesh asimptomatik një javë më parë dhe të jesh negativ 48 orë më parë për t’u kthyer në fushë. Në këtë skenar, CR7 ende ka shanse të jetë në fushë kundër Barçës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close