LajmeSport

Arsenali trondit tregun

Arsenali ka bërë një lëvizje të bujshme në afatin kalimtar të verës, duke i paraqitur Atlético Madridit një ofertë marramendëse për Julián Álvarezin.

Sipas raportimeve të The Times dhe Diario AS, “Topçinjtë” kanë ofruar 100 milionë euro, si dhe kartonin e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres, në përpjekje për të bindur klubin spanjoll që të lejojë largimin e reprezentuesit argjentinas.

Trajneri Mikel Arteta e sheh Álvarezin si përforcimin ideal për repartin ofensiv, ndërsa drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga transferimet më të mëdha të verës, Viktor Gyökeres, për ta finalizuar operacionin.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Atlético Madridi do ta pranojë këtë ofertë spektakolare. Klubi spanjoll e konsideron Álvarezin një nga lojtarët kyç të projektit të tij dhe nuk pritet ta lërë të largohet lehtë.

Nëse kjo marrëveshje realizohet, do të ishte një nga transferimet më të mëdha dhe më të bujshme të këtij afati kalimtar, me Arsenalin që do të siguronte një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close