
Ai pret që këto masa të stabilizojnë inflacionin deri në fund të vitit.
“Këtë e ka treguar tashmë rritja e pagave në korrik të këtij viti, kur u tejkalua rritja e inflacionit. Me rritjen e pagave të shtatorit prej 10 për qind, si dhe rritjen lineare të pensioneve sipas metodologjisë së përcaktuar gjatë periudhës së kaluar, presim që inflacioni dyshifror të bjerë në 8 për qind, ndërsa ushqimet të arrijnë në 5 për qind”, tha Kovaçevski.
Ai ka apeluar te tregtarët dhe shitësit me shumicë që të respektojnë masat, ndërsa qytetarët të lajmërojnë Inspektoratin Shtetëror të Tregut për të gjitha parregullsitë nëse i vërejnë.
Ndërkohë me Vendimin paraprak të Qeverisë, shitësve me pakicë u ndalohet të ofrojnë shitje aksionale (aksion) dhe shitje promocionale (promocion) gjatë shitjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore. Ndalimi do të jetë i vlefshëm deri më 30 nëntor 2023.
Në të njëjtën kohë, u vendos që çmimet në tregtinë me pakicë, të cilat janë ulur për shkak të skadimit të afatit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, të mos konsiderohen si shitje promocionale. Top24



