LajmeMaqedoni

Nuhi Neziri rinovon tërësisht shkollën fillore Eqrem Çabej në Neproshten

Liderët që punojnë më me efikasitet janë ata që kurrë nuk thonë ,,unë”, por qëllimi i tyre është të formojnë ekipe dhe të funksionojnë pa iu shmangur përgjegjësive.

Këtë ,,zakon suksesi” e zbatoi kryetari aktual i Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri, i cili duke bashkëpunuar me drejtoritë e shkollave dhe stafin komunal arriti që vatrat e dijes të jenë në ngritje më të lartë dhe më të dukshme.

Një ndër shkollat ku janë përmirësuar dukshëm kushtet e infrastrukturës është edhe shkolla fillore periferike ,,Eqrem Çabej” fshati Neproshten e cila nga nëntori 2021 deri në shtator 2023 u bë pikësynim i arritjeve infrastrukturore.

Në këtë shkollë janë realizuar këto punë në infrastrukturë duke ngritur dukshëm nivelin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit eduktativo – arsimor:

  • Rregullimi i tërësishëm i nyjeve sanitare të reja.
  • Dyshemet e klasave janë ndërruar komplet.
  • Fasada e mbrendëshme e klasave – janë lyer të gjitha klasat e shkollës.
  • Gjelbërim i oborrit të shkollës duke mbjellur një numër të konsiderueshëm të drunjve dekorativë etj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close