LajmeMaqedoniTopLajm

RMV, deri në fund të muajit do të mund të aplikojnë recensentët për tetë tekste shkollore në shkolla fillore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 30 janar do të pranojë aplikime nga të interesuarit në Thirrjen për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore në shkolla fillore.

“Recensentët duhet të jenë mësimdhënës  nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilin është dedikuar  teksti shkollor dhe së paku 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie dhe të jenë mësimdhënës  të shkollës fillore, përkatës  për lëndën për të cilën është dedikuar  teksti shkollor  dhe së paku me 10 vjet përvojë pune në  mësimdhënie”, raportoi Ministria.

Thirrja është për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore në lëndën e gjuhës maqedonase, shqipe, turke, serbe, boshnjake, matematikë, shkenca natyrore dhe shoqëri, të gjitha për klasën e tretë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close