
Pas veprimit të avionit zjarrfikës “air tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, zjarrfikësve të Departamentit të Zjarrfikësve të Velesit, banorëve vendas të fshatit Çaloshevë dhe një ekipi me një cisternë nga Ndërmarrja Publike “Derven” mbi zjarrin në zonën “Dorutovec” në rajonin e Velesit, rreziku është zvogëluar, por zjarri është përhapur në drejtim të rrugës Veles – Shtip.
Nga DMSH thonë se për shkak të tymit që era sjell drejt autostradës, Shtabi Kryesor i Menaxhimit të Krizave ka kërkuar mbështetje nga Ministria e Brendshme për të rregulluar trafikun sipas nevojave.



