
Aktivisti dhe kryetari i Konfederatës së sindikatave, Marjan Ristevski, sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat është shprehur i pakënaqur për ndryshimet e deritanishme në ligjet e përmbarimit, duke kërkuar që të miratohet ligji për kthimin e përmbaruesve në gjykatë, shkruan Alsat.
“E shihni tani se çfarë kërkojnë me ligjin e ri, nëse e kuptova mirë. Shteti duhet t’i rregullojë edhe zyrat e tyre sepse s’mund të mbijetojnë. Nëse nuk mund të mbijetoni, mbyllni. Shteti duhet të vendosë përmbarues shtetërorë. Si më parë dhe si në vendet e tjera, të gjitha shpenzimet e arkëtimit do të përfshihen në buxhetin e shtetit. Tashmë e kanë ekzagjeruar, i kanë kaluar të gjitha kufijtë, më besoni…”, deklaroi Ristevski./Alsat.mk



