LajmeMaqedoniTopLajm

“Rinia n’shesh”, Hajrullahu nga FR BDI Ҫair: Të marshojmë fuqishëm, rinia e bashkuar!

Kryetari i Forumit Rinorë nga dega Ҫair, Art Hajrullahu përmes “Facebook”, ka shkruar për tubimin që “Fronti Europian” do ta mbajë në sheshin maqedonia në ora 20:0.

Hajrullahu ka thënë se nesër të gjithë shqiptarët po veҫanërisht rinia nesër do të marshojnë fuqishëm drejtë sheshit, sepse siҫ thotë, nga ai shesh, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti vulosi kryeministrin shqiptar.

Shton se janë pikërisht rinia ata që do ti gëzojnë  të mirat dhe beneficionet e integrimit të shpejtë, që është edhe qëllimi i “Frontit Europian”.

“Shqiptarët e bashkuar, rinia e bashkuar, marshojmë fuqishëm drejtë sheshit Maqedonia, aty ku Ali Ahmeti e vulosi kryeministrin shqiptar. Jemi ne rinia, ata që do ti gëzojmë të mirat dhe beneficionet e integrimit, prandaj, mos e le pa ardh, nesër 20:00, rinia e frontit n’shesh. #Ejaedheti #Voto4”, ka shkruar Hajrullahu.”

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close