RajonTopLajm

Rikthehet në detyrë Belinda Balluku, Kushtetuesja pranon ankesën e Edi Ramës

Belinda Balluku është rikthyer në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ky institucion vendosi për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama, pas pezullimit që u vendos nga GJKKO për numrin dy të qeverisë, raporton TCh.

“Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close