RajonTopLajm

Aksident i rëndë në Kosovë, makina përplaset me kamionin! Dy viktima nga Shqipëria

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Suharekë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona.

Sipas raportimeve mjeti i viktimave u përplasën me një kamion. Përplasja rezultoi fatale pasi mjeti u shkatërrua dhe dy viktimat u plagosën rëndë. Dy gratë që humbën jetën ishin nga Shqipëria.

Viktimat janë Elizabet Katija, 43 vjeç dhe Eorda Sinollari, 32 vjeç. Katiaj ishte Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare ndërsa Sinollari ishte konsulente biznesi pranë Dhomës. Në aksident është lënduar edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci i cili ka marrë ndihmë mjekësore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close