
Ka përfunduar rkonstruimi i katit të dytë të Shtëpisë së Shëndetit në Likovë. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot me atë rast, e ka vizituar këtë qendër shëndetësore dhe ka theksuar se qëllimi është që të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht banorëve nga zonat rurale t’u ofrohet kujdes shëndetësor efikas.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se qytetarët janë qendër gjatë krijimit të politikave shëndetësore, , ndërsa investimet mundësojnë ofrimin e kujdesit shëndetësor efikas në komunitetet lokal.
“Më vjen mirë që e pashë, kushtet janë përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në katin e dytë. Ne presim të investojmë edhe në katin e poshtëm në vitin 2025. Ky është shembulli më i mirë se si ne që krijojmë politika shëndetësore duhet të investojmë veçanërisht në zonat rurale, sepse fokusi ynë janë qytetarët në sistemin shëndetësor, ata janë qendra e të gjithë sistemit, ajo që është më e rëndësishmja për sistemin shëndetësor. Për ta është e rëndësishme që të kenë shërbime të shpejta shëndetësore sa më afër tyre”, tha Taravari.
Ministri theksoi se me investimet në zonat rurale, zvogëlohet presioni mbi pacientët në qytetet e afërta apo në kryeqytet, pacientët nuk duhet të udhëtojnë për të marrë shërbime shëndetësore në zonat ku ka staf, siç është rasti në Likovë ku ka edhe mjekë të përgjithshëm dhe stomatologë.
“Megjithatë, për të mbajtur stafin, për të qëndruar këtu dhe që njerëzit të besojnë në sistemin shëndetësor, edhe ne si Ministri e Shëndetësisë duhet të ndihmojmë që këto ambulanta rurale të duken para së gjithash dinjitoze”, tha Taravari.
Ai thekson se është pragmatik dhe nuk mund të presë hapjen e spitaleve në zonat rurale, por tha se në këto zona mund të hapen poliklinika që do të ofrojnë ndihmë në situata emergjente mjekësore. Taravari thekson se mungesë të kuadrove ka edhe në qytetet më të mëdha si Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Strugë, Prilep
Përmirësim të kushteve pret edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në komunën e Likovës, Shkëlqim Musliu, e cila mbulon afërsisht 30 mijë pacientë nga kjo komunë në pjesën verilindore të vendit.
Musliu u falënderua për mbështetjen për investimet në institucionin shëndetësor publik. Drejtori i institucionit shëndetësor informoi se dy specialistë duhet të kthehen në institucion, ndërsa këtë vit edhe dy të tjerë duhet të shkojnë në specializim



