LajmeMaqedoniTopLajm

Rezoluta ndaj gjenocidit në Srebrenicë, Osmani: Jam i shokuar nga reagimet në Serbi dhe Maqedoni të Veriut! 8000 civilë janë vrarë brenda një dite

Bashkë-sponsorizimi i Rezolutës në OKB ndaj gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë është bërë për shkak se nuk mund të rrimë indiferent ndaj kësaj ndodhie dhe nuk dëshirojmë që të përsëritet, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Osmani tha se ne si shtet promovojmë bashkëjetesën ndëretnike dhe respektin e ndërsjellë.

“Për mua kanë qenë shok këto reagime, jo vetëm në Serbi, këtu në RMV, si mundet të kemi debat se a duhet ta dënojmë gjenocidin apo jo. 8000 civilë janë vrarë brenda një dite. GJND-ja e ka shpallur si gjenocid dhe ne tash duhet të debatojmë se a duhet ta dënojmë apo jo, kjo është e jashtëzakonshme, unë nuk e kam pritur një reagim të këtillë, veçanërisht këtu”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close