MaqedoniTopLajm

Rexhepi : nuk tërhiqemi nëse nuk sigurohet ligji për shtetësi

Kuvendin nuk e ka bllokuar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por partitë në pushtet dhe opozita maqedonase, në ditën kur bllokuan ligjin për shtetësi. Kështu u shpreh koordinatori i deputetëve të opozitës shqiptare, Skender Rexhepi Zejdi, sot duke ju përgjigjur thirrjeve dhe akuzave të partive në pushtet. Ai tha se çdo situatë e krijuar sot është vetëm pasojë e veprimeve, sipas tij, të papërgjegjshme të partive të tjera. Duke komentuar zhvillimet e reja dhe ofertat mes opozitës maqedonase dhe pushtetit, Zejdi tha se janë të kota, pasi ata janë të gatshëm që të bllokojnë çdo ligj që do të tentojnë ta kalojnë kundër vullnetit të opozitës shqiptare.

Skender Rexhepi Zejdi, Aleanca-Alternativa

“Veprimtaria politike dhe kujdesi ndaj qytetarëve i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka mbetur në ditën kur është bllokuar ligji për shtetësi. Gjithçka mbetet në atë pjesë dhe çdo vazhdimësi për ne është I panevojshëm deri sot. Për atë konsideroj që propozimi që të mbahet seancë me një pikë rend dite për ne është i papranueshëm dhe gjithsesi neve kemi përgaditur çdo lloj metodologjie për bllokim të çdo komisioni, përfshirë komisionin për financa dhe buxhet që ta kuptojnë gjithë qytetarët se Qeveria nuk guxon të diskriminojë qytetarët në ata që qenkan të mirë dhe të kapshëm dhe të mundshëm nesër për të fituar vota nga ato dhe qytetarët të cilët nuk kanë mundësi t’u ndihmojnë, nuk dëshirojnë t’u ndihmojnë me asnjë pako qofte me çështjen e nënshtetësisë sepse nga ata nuk shohin interes zgjedhor nesër”

Kordinatori i Aleancës dhe Alternativës tha se Qeveria mund të zgjidh këtë situatë duke u ulur dhe duke gjetur zgjidhje me të gjitha partitë për problemin e shtetësisë dhe jo duke imponuar ligje në Kuvend dhe duke injoruar opozitën.

Skender Rexhepi Zejdi

“Prandaj ne mbesim me kërkesën tonë që gjithë mediumet, gjithë opinion gjithë odat ekonomike të drejtohen te Qeveria që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, një zgjidhje të harmonizojnë propozim ligjin që ata deklaronin se e kanë. Prandaj le të urdhërojnë t’i sjellim të dy propozim ligjet, me tonin bashkë t’i harmonizojmë dhe të dëshmojmë se cili është numri real I atyre që vuajnë”

Sipas Rexhepit, Qeveria nuk guxon ta ketë as edhe një qytetarë pa shtetësi sepse është përgjegjësi ndërkombëtare që duhet ta konfirmojnë kujdesin qoftë edhe për një qytetarë të vetëm nëse nuk ka shtetësi. Ndërsa sipas tij, në rastin e Maqedonisë së Veriut janë në pyetje një numër i madh i qytetarët që përballen me këtë problem.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close