MaqedoniTopLajm

Merr lëvdata RMV në progres drejt BE-së

Eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji shpreh optimizëm se ende ka mundësi për mbatjetje të konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, gjatë presidencës portugeze me BE-në, gjegjësisht para 1 korrikut. Në fjalimin e tij para eurodeputetëve në fillim të debatit për raportet vjetore për progresin për vendet e Ballkanit Perëndimor, Varheji e lavdëroi Raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë BE-së të raportuesit Ilhan Qyqyk dhe vlerësoi se ai përputhet me të dhënat e Komisionit Evropian. Megjithatë shtoi se, Maqedonia e Veriut ka ende “shumë punë” në pjesën e reformave.

Oliver Varheji, Eurokomisar për Zgjerim

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e progresit drejtë BE-së, marrëveshjeve bilaterale, Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja me Bullgarinë duhet edhe më tutje të zbatohen në besim të të dyja palëve. I inkurajoj Shkupin dhe Sofjen që t’i ndajnë përpjekjet që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjet bilaterale, i inkurajoj të gjitha palët që të sillen në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga deklaratat dhe aksionet të cilat i minojnë interesat më të gjera të BE-së”.

Në debatin për raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Tanja Fajon vlerësoi se vetoja bullgare në negociatat me Maqedoninë e Veriut është e papërgjegjshme. Ajo porositi se veprimi i njëanshëm nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret për anëtarësimin në BE.

Tanja Fajon, eurodeputete

 “Bullgaria duhet ta tërheqë veton e saj, sepse kriza e shkaktuar nga vetoja bullgare do të rrezikojë procesin e zgjerimit për vendet e tjera në rajon”.

Disa grupe parlamentare dorëzuan Amendament të veçantë për raportin e vendit për mbështetje për marrëdhënien konstruktive të Maqedonisë së Veriut dhe kritika për deklaratat provokatore të Sofjes, por për momentin është e paqartë nëse ai do të fitojë mbështetje.

Emine Ismaili /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close