BotaLajme

COVID-19/ Izraeli ka vaksinuar plotësisht me shumë se gjysmën e popullsisë

Izraeli ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë së tij, sipas një deklaratë nga ministri i shëndetësisë së vendit.

Ministri i shëndetësisë, Yuli Edelstein , tha se 50.07% e popullsisë së përgjithshme kishin marrë të dyja dozat e vaksinës, dhe 55.96% dozën e parë.

Rreth 8.7% të popullsisë së tij që janë rikuperuar nga COVID-19 janë të pajisur me certifikata “Green Pass” për lëvizjen e lirë.

Izraeli filloi të lehtësonte masat në fund të shkurtit. Shumica e bizneseve dhe shkollave, si dhe aeroportet, kanë rifilluar gradualisht aktivitetin. Vendi ka parë një rënie prej 85% të viktimave ditore, një rënie prej 72% në të sëmurët kritikë dhe 86% më pak raste  ditore që nga kulmi i pandemisë në mes të janarit.

Izraeli ka qenë  vazhdimisht i kritikuar nga  ndërkombëtarët për mos-vaksinimin e palestinezëve.

Sipas një sondazhi, 55% e palestinezëve janë të gatshëm të marrin vaksinën kur të jetë e disponueshme ose e kanë marrë tashmë, ndërsa 43% nuk ​​duan të vaksinohen./abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close