LajmeSport

Revolucion në Kategorinë Superiore/ Hiqet rregulli pa limit për të rinjtë, klubet të detyruar të aktivizojnë të paktën një 18-vjeçar nga akademia

Kampionati shqiptar në sezonin e ri do të vijë me ndryshime drastike, në përpjekje për të rritur konkurrencën, cilësinë, por edhe për t’i shërbyer rritjes së cilësisë të futbollistëve vendës.

Në sezonin e shkuar FSHF mori vendimin për të lënë një numër pa limit të të huajve në fushë, por në tërësi jo gjithçka funksionoi siç duhet, pasi u ulën shanset për të rinjtë nga akademia dhe nga ana tjetër as cilësia nuk pësoi rritje të dukshme.

Nga sezoni i ri Top Channel ka arritur të konfirmojë se Komiteti Ekzekutiv do të vendosë që të paktën ne Kategorinë Superiore të vendoset një limit prej 7 futbollistësh të huaj në fushë, teksa do të lejohet në total regjistrimi i vetëm 9 të huajve.

Të huaj nuk konsiderohen futbollistët me pasaportë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, një vendim tjetër i rëndësishëm është ajo e aktivizimit të një futbollisti U-18 për të paktën 45 minuta.

Ky rregull i detyron klubet të besojnë më shumë tek akademia dhe rrjedhimisht krijon një mundësi për zhvillimin e të rinjve më të spikatur të akademive shqiptare. Pak javë më parë FSHF miratoi edhe ndryshimin e formatit të kampionatit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close