
Pasi zhvilloi një bisdedë 4-orëshe me Vladimir Putin në Moskë Steve Witkoff, i dërguari special i SHBA-së që udhëheq bisedimet me Moskën, takoi Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe dha një mesazh të qartë.
Mënyra më e shpejtë për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë sipas Witkoff është që Rusisë ti jepet pronësia e katër rajoneve lindore të Ukrainës që u përpoq t’i aneksonte ilegalisht në vitin 2022.
Një ide e tillë është kundërshtuar fort nga Kievi dhe Bashkimi Europian. Ukraina është shprehur e gatshme të diskutojë për administrimin e këtyre territoreve duke vendosur ndoshta një forcë ushtarake europiane, por jo të bëjë lëshime territoriale.



