Kërkesat e kandidatëve presidencial #shqiptarë për ndryshimet kushtetuese dhe Presidentin ta zgjedh Kuvendi, ka shkaktuar panik te kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski.
“Për çdo ditë po “bombardohemi” nga shantazhe të reja dhe kërcënime nga Osmani dhe Taravari që thonë se nuk do të hyjnë në Qeveri pa ndryshimet kushtetuese dhe nuk do ta bëjnë qeverinë me ata që nuk do ta mbështesin ndryshimin e Kushtetuës ku Presidenti të zgjidhet në Parlament. Unë habitem se s`ka reagime nga Pendarovski, Kovaçevski, Mickoski. Unë I pyes publikisht, a do t`u përgjigjeni këtyre kërcënimeve, me përgjigjen se nëse ka shantazhe për përbërjen e qeverisë, ne do ta bëjmë koalicionin e gjerë VMRO – LSDM dhe kush dëshiron, le të urdhërojë, tjerët – jashtë!” – tha Jakimovski, GROM.