LajmeMaqedoniTopLajm

Republika: 6 ministri, 106 drejtori, 306 tenderë në vit, këto janë arsyet pse BDI vajton nga humbja e pushtetit

Marrëveshja për rrëzimin e qeverisë BDI-LSDM ka ngritur në këmbë integristët. Që nga dita e djeshme aktivistët e saj “po vajtojnë” në rrjetet sociale rënien nga pushteti pas 18 viteve.

“Vajtimin” e tyre edhe pse po tentojnë ta shesin si breng për popullin shqiptar nga koalicioni i arritur, megjithatë arsyeja e vërtetë është diku tjetër.Siç shkruan portali Republika, BDI ka shumë arsye pse të jetë e mërzitur nga koalicioni i ri. Sipas tyre, ajo do të humb gjashtë ministrit, 106 pozita të drejtorëve, 206 vende në komisione dhe këshilla drejtues, 306 tenderë në vit, 1006 punësime me kontratë në vepër.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë mbledhur 61 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI.

Gjatë ditës së sotme kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se do të tentojë të formojë qeveri stabile e cila do të ballafaqohet me sfidat të cilat i ka vendi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close