LajmeMaqedoniTopLajm

Prej të hënës “plus 3” / Kush janë tre deputetët e BDI-së që pritet t’i bashkohen shumicës së re

Prej të hënës “plus 3” / Kush janë tre deputetët e BDI-së që pritet t’i bashkohen shumicës së re

Situata politike në Maqedoninë e Veriut po bëhet interesante. Me krijimin e shumicës së re parlamentare, që do ta shkarkojë “Qeverinë Zaev” nëse ky i fundit nuk dorëzon dorëheqjen deri të hënën, loja e nervave ka filluar. Partitë e pushtetit po bëjnë përpjekjet e fundit që të paktën mos kenë rrjedhje të numrave apo edhe strukturave. Për kreun e integristëve, situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë e duket sikur po del jashtë kontrolli, shkruan in7.

Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE’së njoftoi mbrëmë se ka shumicën e re parlamentare, bashkë me Opozitën Shqiptare (ASH dhe AAA), Lëvizjen Besa dhe partinë “E Majta”. Shumica e lajmëruar ka 61 deputetë, por mundësia për t’u shtuar ky numër është shumë e madhe. Tashmë kanë filluat spekulimet dhe kalkulohet për një shumicë prej të paktën 64 deputetësh.

Në media u raportua për dy deputetë të BDI-së që pritet t’i bashkohen shumicës së re pasi të rrëzohet qeveria. Por siç mëson in7, këtij numri i shtohet edhe një deputet. Pra bëhet fjalë për 3 deputetë nga BDI që pritet ta lëshojnë anijen e Ahmetit.

in7 ka siguruar emrat e të treve, por nuk do t’i publikojë për shkak të ruajtjes së burimit. Njëri prej deputetëve është nga rajoni i Pollogut, ndërsa dy të tjerët prej rajonit të Shkupit.

Gjithçka do të sqarohet në ditët në vazhdim. Ajo që është thuajse e sigurt, BDI dhe Ali Ahmeti do të jenë opozita e re e shqiptarëve./in7.tv.

Related Articles

Back to top button
Close
Close