
Rektori i Universitetit “Nëna Tereza” në Shkup, Izet Zeqiri përmes një postimi ka shkruar për rëndësinë e kongresit të gjuhës shqipe që u mbajt në Manastir 114 vite më parë, më saktësisht 14 nëntor deri 22 nëntor 1908, kur mbaroi punimet me sukses dhe nga ajo ditë gjuha shqipe shkruhet me këtë alfabet, shkruan Top24
114 vjet më parë, patriotë, intelektualë, klerikë, atdhedashës e liridashës shqiptar u mblodhën në Manastir për një qëllim të vetëm, standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Takimi u quajt #KongresiManastirit, ose Kongresi i Alfabetit, krijimi i të cilit ishte hapi më serioz deri në atë kohë për pavarësimin e kombit shqiptar.
Kongresi i Manastirit u zhvillua nga 14 nëntor deri 22 nëntor 1908, kur mbaroi punimet me sukses dhe nga ajo ditë gjuha shqipe shkruhet me këtë alfabet.
Kongresi i Manastirit u zhvillua prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.



