BotaLajmeTopLajm

Rejtingu i Trampit më i ulët pasi që për herë të dytë u bë president

Mbështetja për presidentin Donald Tramp ka rënë në nivelin më të ulët nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, pasi që amerikanët treguan shenja të kujdesit për shkak të përpjekjeve të tij që ta zgjerojë fuqinë e tij, tregoi anketa e Rojters/Ipsos, e cila përfundoi dje.

Rreth 42 për qind e të anketuarve në asnketën gjashtëditore e miratojnë punën e Trampit si president, që është rënie në krahasim me 43 për qind të anketës së Rojters/Ipsos të zbatuar tre javë më parë dhe në krahasim me 47 përqindët në orët pas inaugurimit të tij më 20 janar.

Fillimi i mandatit të Trampit i ka habitur kundërshtarët e tij politikë, pasi ai nënshkroi dhjetëra urdhra ekzekutivë duke zgjeruar ndikimin e tij mbi agjencitë qeveritare dhe institucionet private, siç janë universitetet dhe firmat ligjore.

Edhe pse vlerësimi i miratimit të Trampit mbetet më i lartë se ai i paraardhësit të tij demokrat për pjesën më të madhe të presidencës së tij, rezultatet e sondazhit të Rojters/Ipsos sugjerojnë se shumë amerikanë nuk ndihen rehat me ndëshkimin e tij ndaj universiteteve që i konsiderojnë shumë liberale dhe me emërimin e një drejtuesi të Qendrës Kenedi, një institucion i madh teatror dhe kulturor në Uashington. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close