LajmeMaqedoniTopLajm

Reisul Ulemaja Shaqir Fetahu pret ambasaden e SHBA-së Marie Byrnes

Të martën, më 12.01.2021 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Ekselenca e saj Kate Marie Byrnes vizitoi Kryetarin e BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame.

Fillimisht Ambasadorja e SHBA-ve, znj. Kate Marie Byrnes ia uroi zgjedhjen në krye të BFI-së Reisul Ulemasë dhe i dëshiroi shëndet dhe suksese në drejtimin e BFI në të ardhmen. Ambasadorja dha vlerësime shumë të larta për ecurinë e punëve në Bashkësinë Fetare Islame dhe qëndrimet e Reis Ulemasë për çështjet aktuale.

Nga ana tjetër, Kryetari i BFI, e falënderoi mysafiren e çmuar për vizitën e lartë, përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë që ka BFI nga Ambasada Amerikane si dhe për urimet e bashkëngjitura me dëshira të sinqerta, për një udhëheqje sa më të mirë, të drejtë, efikase dhe frytdhënëse.
Kryetari i BFI-së H. Hfz Shaqir ef. Fetai, gjithashtu e njoftoi Ekselencën e saj Kate Marie Byrnes me organizimin dhe funksionimin e BFI-së në këtë periudhë si dhe për planet dhe projektet që do të ndërmerren në të ardhmen nga institucioni më i lartë fetar Islam në vendin tonë.

Në fund të takimit Reisi H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi i dhuroi Ekselencës së saj znj. Kate Marie Byrnes një pikturë të Xhamisë së Pashës (Xhamia e Larme) në Tetovë, pasiqë Ambasada Amerikanë ka dhënë kontribut të madh në restaurimin e kësaj xhamie me vlerë të madhe kulturore dhe historike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close