LajmeRajonTopLajm

KUÇI: UNË, NOL NUSHI, FRASHËR KRASNIQI, DHE DARDAN MOLLIQAJ JEMI RRAHUR NGA POLICIA NË STACION

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, është deklaruar rreth arrestimit të djeshëm të zyrtarëve të kësja partie, e cila organizoi një protestë para objektit të Policisë së Kosovës, duke kundërshtuar mbajtjen e tubimeve publike nga partitë politike në kohë pandemie.

Kuçi në ‘Sytë 7’ në Klan Kosova tha se pesë nga aktivistët në mesin e të cilëve edhe ajo, janë rrahur nga policia në stacion.

“Jo vetëm duke shkuar aty e kemi njoftuar policinë që e kemi këtë aktivitet. Ata na lejuan që të shkruajmë siç shihet edhe në video. Na lejuan që ta përfundojmë aktivitetin, dhe në fund një polic dha urdhër që të arrestoheshim që të gjithë. Dhe nga aty dhuna ishte e përmasave tepër të mëdha për llojin e aktivitetit që e kishim”, ka thënë ajo.

“Fillimisht na lejuan, pastaj u grumbulluan diku rreth 50 policë. Në stacionin policor që na arrestuan ishim 16, ndërsa në total ishim 20. Domethënë 16 arritën të na arrestonin. Pastaj dhuna në stacione policore nuk e dinim as nga na vinte sepse ishte sinqerisht e pakuptueshme për ne”.

“Për një aktivitet të tillë të ketë dhunë të përmasave të tilla. Ku u rrah Nol Nushi, Frashër Krasniqi, unë dhe Dardan Molliqaj”.

Policia dje në këtë protestë, ka arrestuar 16 aktivistë të kësaj partie.

“Pesë nga 16 aktivistët që jemi arrestuar jemi rrahur në korridoret e stacionit. Unë i identifikova dy numrat. Njëri ishte rreshter i cili si duket ka probleme me gratë. Ishte njëri i cili e ka dënuar një vajzë që ka qeshur me zë të lartë dhe i cili i thotë ti nuk guxon me qeshë. Unë mendoj që ka policë me tendenca patriarkale”, ka thënë ajo. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close