LajmeSport

Refuzon Leaon

Manchester United ka vendosur të mos ndjekë transferimin e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao, pavarësisht se portugezi i ishte ofruar klubit anglez gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të TuttoMercatoWeb, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë vendosur të mos avancojnë negociatat për Leaon, pasi prioriteti i tyre kryesor mbetet transferimi i sulmuesit të Juventusit, Francisco Conceição.

Leão u paraqit si një alternativë për repartin ofensiv të skuadrës, por Manchester United është i përqendruar plotësisht te arritja e një marrëveshjeje me Juventusin për Conceiçãon.

Klubi anglez vazhdon të punojë për përforcimin e fazës sulmuese dhe beson se profili i Conceiçãos i përshtatet më mirë planeve të trajnerit për sezonin e ri.

Në këtë mënyrë, Rafael Leão mbetet jashtë planeve të Manchester United, të paktën për momentin, ndërsa e ardhmja e tij te Milani vazhdon të jetë objekt spekulimesh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close