
“Jemi të kënaqur nga mënyra si e kryen detyrën prokurorja Fatime Fetai dhe për momentin nuk do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e saj, sepse zyrtarisht kërkesë të tillë as nuk kemi marë”, thonë burime nga Prokuroria.
Dorëheqjen e prokurores Fatime Fetai e kërkuan organizatorët e protestës masive të shqiptarëve që u mbajt ditën e premte, për shkak se në fjalët përmbyllëse te rasti “Monstra”, ajo kërkoi dënim të përjetshëm për tre të akuzuar në këtë rast.
Për dallim prej Prokurorië, organizatorët e protestës vlerësuan se prokurorja Fetai nuk është në nivel të detyrës, prandaj edhe meriton të shkarkohet.
“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar qëllimet e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desh që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë”, tha mes tjerash Bedri Ajdari, duke theksuar se në bazë të Kodit Penal aktakuza e Prokurorisë madje është e paligjshme.




