Sport
Real Madrid zhvendos fokusin te Jude Bellingham, dy rrugë për të arritur te mesfushori i talentuar

Jude Bellingham premton të jetë një nga protagonistët e mëdhenj të sesioneve të ardhshme të merkatos. Në fakt, largimi i tij nga Borussia Dortmund pritet në verë, me verdhezinjtë që janë gati për të fituar para me shitjen e 19-vjeçarit.
Sipas Marca, Real Madridi është klubi më i madh që ëshë në garë dhe është i gatshëm të vendosë mbi 100 milionë euro në pjatë për të.
Dy plane të mundshme negocimi për të arritur te mesfushori i talentuar janë shfaqur së fundmi. Los Blancos duhet të paguajë 120 milionë euro për të marrë shërbimet e Bellingham, ose 100 milionë + bonuse.



