LajmeSport

Real Madrid ia ka frikën Arsenal, këto janë statistikat e topçinjëve

Thibaut Courtois e pranon se Real Madrid është i shqetësuar për ndeshjen ndaj Arsenal. 

Thibaut Courtois ka zbuluar se Real Madridi është në dijeni për paraqitjen e mirë të Arsenalit në fazën e grupeve dhe janë të përgatitur për sfidën me ta, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.

Kampionët në fuqi të Evropës hyjnë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të martën në Emirates pas humbjes 2-1 në shtëpi nga Valencia në La Liga që i la katër pikë prapa liderit Barcelona. Një paraqitje e dobët në mbrojtje bëri që Madridi të pësojë golin e tyre të 10-të nga një goditje nga këndi këtë sezon.

Arsenali ka fituar një reputacion në të gjithë Evropën pasi ka shënuar plot 30 herë nga fillimi i fazës së grupeve dhe ish-portieri i Chelseat është i vetëdijshëm se duhet të jetë gati për sfidën.

“Ne e dimë se si duhet të mbrohemi kundër tyre. Ne jemi gati ta bëjmë këtë, besojmë se ajo që kemi përgatitur do të funksionojë mirë për ne”, tha Courtois.

Related Articles

Back to top button
Close
Close