SportTopLajm

Reagon Santos: Messi nuk e ka thyer rekordin, Pele ka shënuar 1091 gola

Lionel Messi shënoi golin e 644-t në ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës dhe theu rekordin e legjendës braziliane Pele, i cili në karrierën e tij ka shënuar 643 gola me skuadrën braziliane të Santosit.

Por këta të fundit nuk janë dakord me rekordin e Messit, pasi këmbëngulin se golat e Pele me fanellën e Santos nuk janë llogaritur si duhet dhe se bashkë me ata të shënuar në ndeshjet miqësore, janë plot 1091 gola.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, klubi i Santos sjell në kujtesë plot 448 gola të shënuar në ndeshje miqësore, por të gjitha ndaj kundërshtarëve më të fortë të kohës, teksa renditin emra si Interi, Reali i Madridit, Barcelona, etj.

“Duan t’i heqin padrejtësisht plot 448 gola të shënuar në miqësore, të gjitha ndaj kundërshtarësh të mëdhenj, nga më të mirët e asaj kohe. Bëhet fjalë për gola të shënuar ndaj ekipeve si America, Colo Colo, Inter, Boca Juniors, River Plate, Juventus, Real Madrid e madje edhe vetë Barcelona”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Santosit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close