SportTopLajm

Disa të infektuar te Man. City, shtyhet ndeshja e sotme ndaj Evertonit

Sfida mes Evertonit dhe Manchester City-t, e planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Goodison Park”, nuk do të luhet për shkak të shtimit të rasteve të të prekurve nga koronavirusin në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Pas Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, të cilët rezultuan pozitivë tri ditë më parë, klubi nga Manchesteri ka kryer xhiron e tamponëve mbrëmjen e djeshme dhe përgjigjet kanë qenë pozitive për disa futbollistë të tjerë.

Emrat e futbollistëve të prekur nuk janë bërë publikë, por klubi sqaron në komunikatë se ka arritur marrëveshjen me klubin e Evertonit dhe Ligën, që ndeshja e mbrëmjes së sotme të shtyhet për të mos rrezikuar shëndetin e lojtarëve.

“Pas xhiros së fundit të tamponëve, disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, të cilët u shtohen atyre 4 të parëve që rezultuan të prekur disa ditë më parë dhe në këto kushte arritëm marrëveshjen që ndeshja e sotme ndaj Evertonit të mos zhvillohet. Të gjithë futbollistët që kanë rezultuar të prekur, do të izolohen në bazë të rregullave dhe protokollit të miratuar nga autoritetet shëndetësore”, thuhet në deklaratën e Manchester City-t.

Related Articles

Back to top button
Close
Close