LajmeMaqedoniTopLajm

Reagon BDI ndaj ASH-së

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër edhe ndaj pretendimeve të
fundit skandaloze të Aleancës për Shqiptarët, të cilët i vihen në
mbrojtje dhunuesve të grave dhe kriminelëve dhunues të policisë dhe
institicuoneve.

Aleanca për Shqiptarët nuk dënon dhunën e shkaktuar gjatë protestave të
djeshme në qytetin e Tetovës.

Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as sulmet ndaj forcave të rendit të
shkaktuara pikërisht nga protestuesit gjatë ditës së djeshme.

Aleanca për Shqiptarët nuk dënon as dhunën ndaj grave përmes fjalëve
ofendueve dhe parollave të ngjajshme duke vënë në shënjestër gratë në
këtë rast.

Por përkundrazi, Aleanca për Shqiptarët i’u vihet në mbrojtje
kriminelëve të dëshmuar dhe dhunuesve ndaj grave.

Se janë frymëzues dhe bashkëpjesëmarës në protestën e dhunshme të ditës
së djeshme tregon fakti se personi përgjegjës për media në ASH Arben
Zeqiri personalisht bën publike mesazhet drejtuar simpatizantëve partiak
për të marrë pjesë në protesta, kurse nënkryetarja e degës së ASH-së në
Tetovë Nurije Nuka Bajrami gjatë ditës së djeshme shihej në kamera live
teksa nxit protestuesit për të thyer kordonet e policisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe njëherë bën thirrje që të gjitha
forcat politike në vend të distancohen nga dhuna nëpër protesta, të bëjn
kujdes në gjuhën e përdorur ndaj grave sepse janë akte të ulta dhe nuk i
përkasin një demokracie të lartë qytetare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close