LajmeMaqedoniTopLajm

Rashkovski ulet në bankën e të akuzuarve për softuerin e MPB-së

Fillimi i gjykimit për rastin “Softuerët” kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe gjashtë personave të tjerë është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarës, Maja Siljanovska.

Për këtë rast, krahas Rashkovskit dhe Siljanovskës, të akuzuar janë edhe Ivica Dimitrovski, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Hristov dhe Igor Ivanovski.

Procesin gjyqësor e kryeson Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Ivana Trajçeva.

I akuzuari i parë, thuhet në Aktakuzë, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik për Sistem për identifikim biometrik, furnizim publik të Softuerit për përcaktim të shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve, furnizim të mallrave – kamera ANPR për njohje të targave të automjeteve dhe furnizim publik të gjërave – kabina metali për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Seanca e parë u anulua dhe do të vazhdoj në muajin shkurt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close