LajmeRajon

Rashiq ia kthen Rakiqit që tha se me Albin Kurtin e organizoi rrahjen e djalit të tij

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se e ka organizuar sulmin ndaj të birit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Ndërsa, pak më parë Kryetari i Partisë Progresiste serbe në Kosovë, Nenad Rashiq në një konferencë për media ka folur rreth sulmit që i ndodhi djalit të tij, Nikolla Rashiq dje në Graçanicë.

Ndër të tjera ai është pyetur edhe për komentin e Rakiqit.

Nenad Rashiq e ka quajtur koment të pandershëm.

“Për mua është koment i pandershëm dhe duhet ta kenë për nderë ata që bëjnë këso komente. Për të rriturit nuk ke si i komenton këto… Nëse unë kam qenë organizator i asaj që djalit tim të rrahet dhe t’i thyhen dhëmbët, a do të ishte ai i përgjegjshëm që ai t’i shkaktonte djalit të tij lëndime të tilla… Unë them vetëm që t’i vijë turp të gjithëve që mendojnë kështu”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close