Milot Rashica e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Galatasaray.
27-vjeçari nga Vushtrria do të luajë sërish në kryeqytetin turk, por jo te Galatasaray. Që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga anglezët e Norwich. Klub ku Rashica u transferua për 11 mln euro nga Werder Bremen (2021).
Kontratë nga e cila do të përfitojë 2 mln euro në sezon. Sulmuesi dardan shpreson të fitojë sërish titullin në Turqi, por tashmë me skuadrën tjetër të njohur nga Stambolli.
Në marsin e vitit 2016 debutoi me kombëtaren kuqezi të Shqipërisë, por De Biasi nuk e grumbulloi në Euro 2016. Dhe Rashica vendosi të përfaqësonte Kosovën, fanellën e së cilës e mban veshur prej shtatorit të atij viti (48 ndeshje, 8 gola). /Supersport


