LajmeSport

David Beckham: Jam shumë krenar, kemi arritur finalen e parë në histori të klubit

David Bekcham, bashkëpronari i Inter Miamit është tejet i lumtur me fitoren e ekipit të tij ndaj Philadephia, që ia siguroi ekipit të tij kualifikimin në finale të Kupës së Ligës.

Inter Miami ka mposhtur 4:1 Philadelphia Union në gjysmëfinalen e Leagues Cup dhe ka kaluar në finalen e këtij kompeticioni, ku do të luajë kundër Nashville. Interi zgjidhi gjithçka në minutën e 20-të kur shkoi në 2:0 me golat e Martinezit dhe Messit, teksa në fundin e pjesës së parë Jordi Alba shënoi për 3:0 dhe më pas Bedoy shënoi për Unionin dhe Ruiz konfirmoi fitoren e Interit në minutën e 84-të, përcjell GazetaBlic Sport.

Beckham në llogarinë e tij në Facebook shkroi se është shumë krenar që ekipi i tij ka arritur finalen e parë prej se ekziston.

“Një tjetër natë e mahnitshme. Çfarë një moment për ekipin tonë, tifozët tanë, finalja e parë në historinë tonë. Shumë krenar”, shkroi David Beckham.

Related Articles

Back to top button
Close
Close