LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Ramush Haradinaj kapet me Tetovarët; Profesori Driton Vela Është kënaqësi të apsotrofohesh nga Ramush Haradinaj, sidomos ky Ramushi i post 99ës.

Profesori Universitar Driton Vela, përmes një postimi në rrjetin e tij në Fb ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili një natë më parë në një nga mediat e Kosovës kishte apostrofuar Velën për emrimin e tij në bordin Bordin për Shkollim Specialistik, shkruan TOP24.

“Vela ka shkruar se është kënaqësi të apsotrofohesh nga Ramush Haradinaj, sidomos ky Ramushi i post 99ës”.

Driton Vela më pas i ka kujtuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt se për dallim nga koha e qeverisjes së tij emrimi i tij në këtë post është dinjitoz sepse bëhet fjalë për kuadër që është shpallur shkencëtarë i vitit. Ndryshe Drtion Vela është nga Tetova, ka publikuar dhjetra punime shkencore në revistat më prestigjioze në botë, është shpallur shkencëtar i viti. Tetovari Driton Vela është djali i profesorit të mirënjohur të anatomisë në Universitetin e Prishtinës, apo thënë ndryshe babait të anatomisë te shqiptarët porfesorit Agim Vela.

Agim Vela ishte dhe rektor i USHT-së që u shkarkua nga ministri arsimit i asaj kohe Abdilaqim Ademi dhe në vend të tij erdhi i ndjeri Agron Reka. Profesor Agim Vela është dhe themeluesi i fakultetit të mjekësisë në USHT, shkruan TOP24

Në fund të postimit të tij, Vela e ka uruar Haradinajn për ndërmarjet e fundit biznesore në ndërtim.

Më poshtë e keni postimin e plotë të prof.Dr Driton Vela

?Është kënaqësi të apsotrofohesh nga Ramush Haradinaj, sidomos ky Ramushi i post 99ës.
Ramushi i post 99ës, i akuzuar nga burime të ndryshme për punësime familjare, keqpërdorim të parave të taksapaguesve të Kosovës, për lidhjet me mafiozët serbë të Mitrovicës së Veriut (njëkohësisht shërbëtorëve të Vuçiçit), pasurim enorm brenda një kohe të shkurtër, dhunë fizike, e madje edhe për vrasje e tentimvrasje, paska vendos të përmend disa emra ashtu shpejt e shpejtë për të bërë një pretendim të natyrës politike.
Ramushit nuk ja vlen ti përgjigjesh, sepse edhe kur dëshiron të bëjë pretendime të cilat mund të duken të drejta ai shpërfytyrohet nga mungesa e njohurive elementare për temat që flet.
Sido që të jetë, po e shfrytëzoj këtë postim si udhërrëfyes për Ramushin që të mos i bëjë gabimet e njejta, duke i ndihmuar që të bëhet politikan i denjë për tu marr seriozisht nga të tjerët, e sidomos nga profesionistët e fushave përkatëse.
?Së pari, Ramush, konsulto profesionistët kur flet për tema specifike.
?Së dyti, Ramush, konsultoji juristët rreth kornizave juridike të cilat e përcaktojnë çka konsiderohet shkelje ligjore.
Nëse emërimi im në Bordin për Shkollim Specialistik bëhet sipas kornizave juridike në fuqi, atëherë kujdes kur flet për shkelje.
?Së treti, Ramush, mësoje dallimin në mes emërimit dhe punësimit.
Unë jam i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë (UP) prej vitit 2007, kështuqë emërimi në bordin e lartpërmendur nuk është asgjë tjetër pos emërim (por jo punësim). Nëse nuk e ke lexuar UA i cili e rregullon këtë çështje, Ministri i Shëndetësisë i emëron 2 anëtarë në këtë bord, dhe njëri nga ata jam unë. Këtë propozim e kam pranuar me dëshirën më të madhe për ta rregulluar rrëmujën me specializantët të cilën e ka bërë qeveria e kaluar në të cilën ka qenë partia e juaj, dhe për më keq ky është vetëm një nga problemet e mëdha të cilat i keni shkaktuar.
?Së katërti, Ramush, kur flet për personat me emra të përveçëm, mësoji nja 2-3 gjëra rreth arritjeve të tyre profesionale. E ke deputet njeriun kompetent (një nga të rrallët në partinë familjare të Haradinajve), Prof.Dr.Shemsedin Dreshaj, konsultoje herëpashere.
Sa i përket arritjeve, po të njoftoj me disa prej tyre:
-Jam zgjedhur Student i Dalluar në Fakultetin e Mjekësisë,
-Jam Doktor Shkence me hulumtim të realizuar jashtë vendit dhe me financim vetanak,
-Jam autor i librit të parë origjinal në gjuhën shqipe nga lëmia e Fiziologjisë së Njeriut në Kosovë (sërish pa kurrfarë ndihme nga ana e shtetit)
-Jam autor i librave për shtëpitë më të njohura botuese në botë siç është SpringerNature
-Jam autor i dhjetëra punimeve shkencore në top revistat dhe kongreset e fushave përkatëse në Mjekësi
-Jam zgjedhur Shkencëtar i Vitit 2018 me numër rekord të punimeve në revistat me impakt faktor brenda vitit prej që ipet ky shpërblim (fun fact thonë anglezët, deputeti juaj Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj ka qenë kryetar i komisionit të fushës kur e kam marrë këtë shpërblim)
-Jam në vendin e parë në Kosovë për vitin aktual në platformën Publons e cila e vlerëson punën e recenzentëve të punimeve në revistat ndërkombëtare
Unë e fali Ramushin e post99ës për deklaratën e tij të djeshme sepse kam respekt të jashtëzakonshëm për Ramushin e luftës, me të cilin krenohem si çdo qytetar i Kosovës. Prandaj, Ramush, dëgjoji këto këshilla, do të ndihmojnë të dukesh më serioz në pretendimet tuaja. Në ndërkohë ty e Anitës ju uroj suksese në ndërmarrjet e fundit biznesore në ndërtimtari. Si gjithnjë, ne qytetarët e thjeshtë mbesim të impresionuar me aftësitë e juaja për të bërë biznes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close