Kryeministri Edi Rama ka vizituar Kalabrinë këtë të shtunë, ku është ndalur në Eparki një provincë arbëreshe e kishës ortodokse.
Kreu i qeverisë e veçoi këtë provincë me krenari si të paktat vende që ruajnë rrënjët dhe identitetin tonë. Në fjalën e tij para arbëreshëve, Rama tha se është e rëndësishme njohja e komunitetit arbëresh, për vlerat dhe traditën që ata përcjellin.
“Jemi falënderues për këtë pritje, kjo është një mundësi që të njihemi edhe më shumë nga afër dhe mund të dëgjohemi dhe kuptohemi se si mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë, se si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin ashtu siç e thatë po aq mirë edhe ju vetë. Dua të them që për ne është shumë e rëndësishme për të mësuar historinë tonë, përvojat tona dhe opinionet tuaja mbi aktualitetin mbi vendin ku jetoni sepse është e vërtetë që e njohim historinë e arbëreshëve por, tjetër gjë është të njohësh nga librat apo me të dëgjuar, edhe një herë faleminderit! Është një nder dhe një kënaqësi e veçantë”, tha Rama.
Ndërsa peshkopi i Eparkisë shprehu falënderimet për vizitën e kryeministrit Edi Rama, teksa e cilësoi vizitën e tij si një mënyrë për forcuar lidhjet me Shqipërinë.
“Mirëse na erdhe kryeministër i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë të Ungrës, arbëresh-bizantino në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjen me nënën Shqipëri. Mirëserdhe zoti kryeministër në shtëpinë e Zotit që mbanë gjallë historinë dhe besimin e një populli unik si populli arbëresh në tokën kalabreze. Mirëserdhe në Emparki, që sot është institucioni i vetëm arbëresh që ka bota arbëreshe në Italinë kontinentale”, tha Donato Oliverio, Peshkopi i Eparkisë.
Edi Rama gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar nga kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emiriana Sako e Benet Beci.