LajmeMaqedoni

Çair, shtrenjtohet regjistrimi në çerdhe

Nga muaji Qershor, çmimi për regjistrim në çerdhe në Komunën e Çairit është shtrenjtuar për 33%. Në vend të 1500 denarë, prindërit do të paguajnë 2 mijë denarë për një fëmijë. Qytetarët thonë se shtrenjtimi është i papërballueshëm, posaçërisht kur familjet kanë mbi dy fëmijë në çerdhe.

“Deri në dy mijë është bë ama unë 2 mijë denarë nuk kam mundësi sepse me pelena I kam dy. Tre nëse I dërgoj janë 6 mijë denarë në muaj, unë aq e mar ndihmën sociale, ku është qiraja, rryma. Me një puë privat çka ke me mri”, tha një qytetare.

“Për një fëmij do të mund të lejoja ndërsa për më shumë jo. Unë kam gjashtë fëmijë, katër vajza dhe dy djem, nuk do të kisha mundësi. Përparsi kanë shpenzimet tjera, qumështi dhe gjërat tjera për shkollë”, deklaroi një qytetar.

“Kjo është e tepër, njerëzit nuk kanë para, po habitem si po ja dalin deri në fund. Kjo Qeveri aspak nuk mendon për popullin, është për të ardhur keq. U shrenjtua çmimi i rrymës, ujit dhe tashmë edhe I çerdhes. Thonë të lindin sa më shumë fëmijë, si ti lindin kur nuk mund të mbijetojnë me një pagë”, u shpreh një qytetare.

Shtrenjtimi i çerdheve u propozua nga drejtuesit e vet çerdheve ndërsa u miratua në Këshillin Komunal. Drejtuesit e çerdheve arsyetohen me shtrenjtimin e produkteve ushqimore dhe higjienike si dhe rritja e pagës minimale.

“Çmimi I çerdheve është I njejtë që nga viti 2006 ndërsa tani jemi viti 2023. Nëse paga minimale arrin 20 mijë denarë, paga mesatare në vend arrin 33 mijë denarë. Përparsi për tu regjistruar në shkollë kanë fëmijët, prindërit e të cilëve janë të punësuar. Ne, si çerdhe nuk jemi institucione sociale. Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore dhe higjienike na detyroi të kërkojmë rritje të çmimit në çerdhe. Dy mijë denarë është reagim I pabazë I prindërve, sipas vlerësimit tim sepse pfrojmë mëngjes, drekë dhe rosti­çeri. Ofrojmë qëndrim të fëmijëve deri në orën 18. Këtu përfshihet larje, hekurosje, përdorim rrymën industriale”, deklaroi Narell Salih Buçi, drejtore e çerdhes “Borëbardha”.

Ajo tha se rregullorja e çerdheve ofron zbritje të çmimit për raste të caktuara. Nëse shfrytëzuesi i shërbimit ka 3 ose më shumë fëmijë në çerdhe, atij i miratohet zbritje prej 50 % për fëmijën e tretë, të katërt ose të pestë. Nëse një nga prindërit vuan dënimin me burg, shfrytëzuesit të shërbimit I ofrohet zbritje 100 %. Kjo zbritje gjithashtu I ofrohet edhe shfrytëzuesit të shërbimit nëse fëmija gjatë periudhës që është I regjistruar në çerdhe I nënshtrohet një intervenimi kirurgjikal. Sipas të dhënave nga çerdhja “Borëbardha”, Maqedonia e Veriut për momentin ka çmimin më të ulët të çerdheve kundrejt Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë ku qëndrimi I fëmijëve në çerdhe paguhet nga 50 euro e më lartë, varësisht pagës së prindërve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close