LajmeRajon

Rama tur takimesh me Diasporën, ndalesa e parë fillon nga Athina

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh me strukturat e partisë që drejton në Diasporë.

Takimin e parë Rama do ta zhvillojë më 12 maj në Athinë, takim i cili do të pasohet edhe nga takime të tjera në vijim.

Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Nisja e këtij turi do të bëhet vetëm një ditë pasi anëtarët e partisë socialiste do të zhvillojë zgjedhje më 11 maj për delegatët e rinj të kongresit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close