BotaLajme

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Shërbimet e urgjencës në Gazë njoftuan se kanë nxjerrë trupat e të paktën 50 palestinezëve nga një varr masiv pranë Kompleksit Mjekësor Nasser në qytetin jugor të Khan Younis.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se forcat e vendit janë vendosur përgjatë kufijve të Izraelit në një përpjekje për të rritur sigurinë në vend përpara Pashkëve hebraike.

Bëhet e ditur se ekipet e mbrojtjes civile janë duke kryer një operacion kërkimi me disa raporte që sugjerojnë se në atë zonë mund të ketë deri në 150 trupa të varrosur.

Ndryshe, forcat izraelite u tërhoqën nga Khan Younis dy javë më parë pas muajsh luftime të ashpra për të çrrënjosur Hamasin, sulme këto që e shndërruan pjesën më të madhe të qytetit në gërmadha.

Ndërsa tash një prej qyteteve cak i ushtrisë izraelite është edhe Rafahu ku së fundmi u vranë 22 persona, përfshirë 18 fëmijë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare, izraelitët kanë kërcënuar se do të nisin një ofensivë tokësore në Rafah ku thuhet se Hamasi po mban pengjet izraelite dhe e ka bazën e udhëheqjes së grupit me të paktën katër batalione.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t’i jap “goditje të dhimbshme” Hamasit dhe do të rris “presionin ushtarak e politik” për të liruar pengjet e mbetura.

“Ne nuk do të ndalemi për asnjë moment në misionin për t’i kthyer pengjet në shtëpi”, tha Netanyahu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close