LajmeMaqedoni

LAMM: Për dalje nga vendi, në “Bogorodicë” pritet rreth 2 orë

Në pikën kufitare “Bogorodicë”, është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa pritja për dalje nga vendi është rreth 2 orë. Në pikën kufitare “Tabanoc”, pritja për hyrje në vend është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar.

LAMM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rënies së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – VelesMavrovë – Dibër – StrugëVinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close