LajmeRajon

Rama: Së shpejti gati edhe 40 qendra shëndetësore

40 qendra shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug të vendit do të jenë shumë shpejt gati. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve”, shkruan Rama. /Gazeta Express

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close