LajmeRajon

Rama: Rriten 30% pagat për Forcat e Armatosura

Pagat e ushtarakë do të rriten me 30%. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Jam para jush me një zotim të mbajtur, për një rritje të konsiderueshme të pagave, që nuk është e para që bëjmë pas një periudhe shumë të gjatë kur FA-të mbetën shumë mbrapa krahasim me të tjerët për pagat, por kjo është një rritje e konsiderueshme. Pas krizës së zjarreve në gusht ju thashë se do të rris pagat, dhe sot janë të shkruara me 30 për qind rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sot ju them që vitin tjetër do ju rrisim përsëri pagat. Besoj që nuk ka asnjë arsye që FA-të tona për energjinë, sakrificën, vlerën e shtruar që krijojnë, potencialin për të rritur kapacitetin e tyre profesional, të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës”.

Rama u ndal edhe tek krijimi i akademisë ushtarake për të cilën tha se do të do u kushtohet të rinjve.

“Do fillojmë në 2022 një megaprojekt me faza, e para do garantojë gjithçka sot duhet të ofrojmë, dhe pastaj dy faza që do garatojnë ato që ne duam të plotësojmë. Do ndërtojmë një akademi model cilësie për të rinjtë dhe te rejat. ika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar paralelisht me gjithë kapacitetin e gatishmërisë në terren me trupa dhe armë konvencionale”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Shqipëria do të një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura.

“Brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar për emergjencat civile brenda forcave te armatosura, do të ketë infrastrukturën, mjetet dhe buxhetin e saj. Do të fillojë ndërtimi i Kampusit të Forcave të Armatosura”.

Ministri Peleshi tha se Brenda disa ditësh do të fillojnë punimet edhe Bazën  e Kuçovës. Një investim i cili kap vlerën e 40 milionë Euro.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close