LajmeRajon

Kurti: Partneriteti me SHBA-të mbetet i palëkundur, s’është fundi i botës që nuk u ftuam në një konferencë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke e komentuar mosftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar që “partneriteti me SHBA-të mbetet i palëkundur”.

“Janë disa gjëra që janë të palëkundshmne siç është partneriteti dhe aleanca e Kosovës me SHBA-të dhe ajo nuk është një aleancë  ose partneritet që mbahet për fije të perit, por është diçka që është përtej brezit tonë ka nisur shumë më herët dhe do të vazhdojë edhe pas nesh. Edhe kur nuk na ftojnë në ndonjë konferencë nuk besoj që paraqet ndonjë problem”, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kurti në një intervistë në ATV, ka thënë që megjithatë nëse do të marrin një ftesë për në konferencë do të marrin pjesë.

“Është mirë që të marrim pjesë, por nuk është fundi i botës nëse nuk jemi në një samit ose konferencë, pasi lidhja jonë me SHBA-të është shumë e fushqishme”, u shpreh tutje ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close