RajonTopLajm

Rama: Ne nuk dështuam, ky është dështim i BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup, deklaroi se vendimi i djeshëm i Këshillit për Punë të Përgjithshme për të mos hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën është mossukses i Bashkimit Evropian.

 “Ne nuk jemi ata që dështuam, ata dështuan. Ata kanë arsyet e tyre dhe unë e kuptoj që është shtëpia e tyre dhe ne duam të futemi në atë shtëpi. ‘Ne jemi evropianë pa BE, ne jemi BE, por jemi akoma Evropë. Problemi i vetëm është se ata mund të thonë: Ne të duam, duam që të jesh brenda, por kemi disa gjëra për të bërë”, deklaroi Rama. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close