
“Nuk është gjuha shqipe objekt që mund të jetë i diskutueshëm për secilin”, kështu tha për kontestimin e gjuhës shqipe. Deputetja Ilire Dauti dhe shtoi se janë disa çështje që prekin dinjitetin e njeriut dhe “duron duron, por një ditë thua mjaft”. Dauti tha shqiptarët nuk janë ardhacak dhe nuk kërkojnë asgjë nga askush dhe se gjithsecili “mund të mbajë pjesën e vet”
“Ne nuk jemi as ardhacak as njerëz që kërkojmë nga dikush diçka. Mua më pengon fakti kur duhet të sillemi edhe në parlament sikur kërkojmë prej tyre diçka. Jo more, asgjë. Nuk kanë ata diçka për të na dhënë neve, nuk kanë se çfarë të na japin. Ata mund të mbajnë pjesën e vet dhe ne pjesën tonë. Është shumë I qartë raporti këtu. Janë shumë të qarta raportet që duhet të jenë të ndërtuara në mënyrë të natyrshme se humbim kohë duke diskutuar gjëra për të cilat dihen”, tha Dauti



