
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetin e tij social Facebook disa mesazhe mbi reformën në drejtësi dhe ecurinë e punës së SPAK-ut e GJKKO-s.
Teksa u pyet nga ndjekësit në rubrikën “Sy më Sy”, Rama shprehu mbështetje për drejtësinë e re, por theksoi se ka ardhur koha që të flitet për standardet e proceseve gjyqësore. Ai tha se tashmë Shqipëria ka një drejtësi të pavarur, por kjo drejtësi duhet të ruajë standardet demokratike pa u ndikuar nga askush.
“Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende përballë nesh me përbetimin publik se në 11 maj po u dhanë votën do ta shkrijnë SPAK-un. Natyrisht, s’kam nevojë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë çfarë i bëjnë SPAK-ut”, tha Rama.
“Që kur erdha unë në këtë detyrë dhe deri më sot, ky popull ma ka dhënë besim 9 herë. Siguroj që në 11 maj do ma japë besimin për herë të 10-të dhe me rezultat më të mirë se 10 herët e kaluara. Pse e kam unë këtë besim? E kam sepse ky popull nuk mendon që unë duhet të jap dorëheqjen, sepse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugës goditjeve në nivele të larta. Gjë që nuk kishte ndodhur kurrë që nga viti 1912. Populli kërkoi pikërisht këtë nga reforma, fundin e pandëshkueshmërisë dhe fundin e një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtin.



