
Mario Mitaj ka firmosur me Xhenoan siç edhe u paralajmërua. Nga sot nis një rrugëtim i ri për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, pikërisht në Seria A; shkruan Panorama Sport.
Mitaj u kërkua edhe nga Porto, por në fund ishin 9 herë kampionët e Italisë që fituan garën. 22-vjeçari u rikthye kështu në Europë për të dhënë kontributin e tij.
Pas eksperiencave me AEK-un dhe Lokomotivën e Moskës, tashmë është radha e Xhenoas. Mbrojtësi i majtë largohet nga Al Itihad me kujtimin e 58 paraqitjeve. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe titullin kampion.
Pengesë e madhe në sezonin e kaluar ishte numri i lojtarëve të huaj që lejohen në kampionatin arab. Mitaj e shikonte veten shpesh herë jashtë planeve për këtë arsye.



